Investime “votash” në Elbasan, kaos në lagjen “28 Nëntori” nga punimet për ujësjellësin
Në prag të vitit zgjedhor, në Elbasan kanë nisur të zbatohen disa investime që duken se janë në funksion të fushatës elektorale, por që po krijojnë kaos e vështirësi për qytetarët.
Pak muaj nga zgjedhjet vendore të Majit të ardhshëm në Elbasan kanë nisur investimet që duken në funksion të fushatës.
Kjo rrugë në Lagjen 28 Nëntori në Elbasan është çarë për shtrimin e tubacioneve të ujësjellësit.
Situata kaotike e krijuar për pasojë të punimeve që banorët i cilësojnë të ngadalta vijon prej javësh.
“I hapin dhe i lënë, ”tha një banore.
Të kalosh nga një anë në tjetrën për këmbësorët është bërë e vështirë.
“Nuk kalojme dotë në rrugë, keq është, kur bie shi bëhet baltë skalon dot, ” tha një banor.
Pronarët e bizneseve përgjatë rrugës thonë se punimet u kanë bllokuar punën.
“Nuk vjen njeri për të blerë, sepse nuk kalojnë dot, të kalosh nga nje anë në anën tjeter është e veshtirë” tha pronarja e një biznesi
E njohur ndryshe si “Rruga e Re e Trenit” ky aks është çarë disa herë për shkak të punimeve të ndërrmarrjes së ujësjellës kanalizimeve.
Madje prokuroria e Elbasanit ka nisur një hetim.
