Ju gjet drogë në makinë dhe pajisje “Bitcoini” në shtëpi, gjykata e Fierit mbyll në burg të riun
Gjykata e Fierit, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Harald.M, i cili u arrestua nga policia e këtij qyteti për akuzën e “Mashtrimit Kompjuterik”, “Kontrabandë me mallra të tjera” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Veç sasisë së drogës policia i gjeti tëg riut dhe një paisje elektronike për prodhimin e kriptomonedhave “Bitcoin”.
Sipas dosjes hetimore më datën 19 tetor 2022 gjatë kontrollit fizik të Harald.M, i është gjetur një qese e tejdukshme ku brenda të cilës kishte material bimor në formë boçe me erë dhe karakteristikë si ajo e lëndës narkotike të dyshuar “cannabis sattiva”.
Por dhe gjatë kontrollit automjetit te tij tip benz, u gjetën disa qese të tejdukshme me djegie, ku brenda të cilave kishte lëndë bimore në formë boçe, me ngjyrë jeshile, me erë dhe karakteristikë si ajo e lëndës narkotike e dyshuar si ajo e llojit cannabis sattiva.
Menjëherë është ushtruar kontroll banesës se Harald.M, ku gjatë kontrollit me konkretisht në njërën nga dhomat e gjumit, u gjet një paisje elektronike me shtatë karta grafike, e cila dyshohet se përdoret për prodhimin e kriptomonedhave “Bitcoin” si dhe një laptop tip "NEC".
Gjithashtu në një dhomë tjetër gjumi në sirtarin e parë të një dollapi u gjet një kuti telefonash me ngjyrë të zezë, ku brenda saj kishte një sasi vlere monetare.

