Dy satelitë lëshohen në dhjetor në hapërisë, Opozita kërkon rritje pagash për policët

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka deklaruar se këtë dhjetor do të lëshohen dy satelitë dedikuar Shqipërisë dhe se forcat policorë do të pajisen me dronë të posaçëm që do të ndihmojnë në lehtësimin e evidentimit të krimeve. Por deputetët e opozitës u shprehën kundër këtyre shpenzimeve. Pasi sipas tyre Ministria e Brendshme duhet të fokusohet në rritjen e pagave të forcave policore dhe rikthimin e besimit të qytetarëve tek policia e shtetit.

Dy satelitë të dedikuar posaçërisht për Shqipërinë do të lëshohen në hapësirë këtë dhjetor. Konfirmimin e ka dhënë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë prezantimit të projekt buxhetit të vitit 2023 në Komisionin për Sigurinë Kombëtare.

Sipas Çuccit me këto investime do të jetë më e lehtë për policinë e shtetit që të evidentojë nga ndërtimet pa leje e deri tek bimët narkotike.

“2 satelitë të dedikuar posacërisht për shqipërinë do të lëshohen në dhjetor dhe do ti japin vendit një shtysë të lartë. një tjetër investim janë dronët dhe besoj se këto dy investime do të ndihmojnë në cdo fushë duke nisur nga ndërtimet pa leje e deri tek bima më e vogël që do të mbillet.”

Deputetët e opozitës e vlerësuan me nota negative këtë investim, pasi sipas tyre si fokus duhet të ishin pagat e punonjësve të policisë. Sipas deputetit Salianji, satelitët dhe dronët nuk kanë aq shume vlerë.

Ervin Salianji:“Policët që njoh më thonë që nuk i marrin pagesat për largësinë, pra distanca e përcaktuar nuk diskutohet dhe nxjerrin justifikime për mos ti dhënë pagat që i takojnë. nuk besoj se satelitet dhe dronët për kontrollin vlejnë. dështim është kontrolli i territorit dhe moszbulueshmëria e krimeve që ndodh shpesh. duhet të shkojmë drejt kontrollit të gjëndjes së plotë të kriminalitetit.”

Gjithashtu deputetët e opozitës i kërkuan ministrit Çuçi të japë shifra të sakta të personave që kane humbur jetën nga pakujdesia e policisë, si dhe përmendën shembullin e 32-vjeçarit Lear Kurti ku sipas tyre u tërhoq zvarrë nga efektivët.

“A kemi shifra të personave që kanë humbur jetën nga pakujdesia e policisë. lear kurtit jo vetëm që nuk iu dh ndihmë shëndetësore por ai tërhiqet zvarrë në mënyrë joprofesionale.dhe videoja është publike e kanë parë të gjithë" 

Gjatë mbledhjes së komisionit u diskutua gjithashtu edhe për rritjen me 15% e pagave të policëve ku sipas deputetëve të opozitës është e pamjaftueshme pasi ccmimet janë rritur me 25%.