Indeksi i zbatimit të ligjit/ Shqipëria ka bërë regres

Shqipëria ka bërë hapa mbrapa në Indeksin e Sundimit të Ligjit, i cili pasqyron sesi dhe sa kompentencat e qeverisë apo institucioneve të tjera limitohen përpara ligjit.

Në analizë u morën 140 vende nga organizata ndërkombëtare e shoqërisë civile World Justice Project, ku shqipëria për vitin 2022 renditet në vendin e 87, nga I 84 që ishte një vit më parë.

Indeksi ndërtohet në bazë të tetë faktorëve, përfshirë këtu edhe lirinë e shtypit, ku Shqipëria ndodhet në vendin e 105 –të, korrupsioni me format e tij, si ryshfeti apo shpërdorimi i fondeve publike dhe burimeve të tjera, ku aktialisht ndodhet në vendin e 107.

Treguesi i trete, qeveria e hapur, e cila në thelb ka transparencën dhe ndarjen e informacionit me anë të diskutimeve publike, Shqipëria ka bërë regres, duke u pozicionuar në venin e 82.

Të tjerë faktore janë e drejta themelore, rendi dhe siguria, zbatimi i regulloreve, drejtësia civile dhe drejtësia krimianle ku sërish organizata World Justice Project në analizën e saj evidenton mungesë përparimi nga ana e Shqipërisë.

Indeksi i zbatimit të ligjit/ Shqipëria ka bërë regres

Indeksi i zbatimit të ligjit/ Shqipëria ka bërë regres