Krimi trondit Tiranen, vëllai vret të vëllanë dhe kunatën afër "Myslym Shyrit", arrestohet pas 2 orësh

Një krim në familje ka tronditur kryeqytetin pasditen e 30 gushtit 2022. Ngjarja ndodhi në rrugën "Islam Alla" që lidh Rrugën e Kavajës me atë të “Myslim Shyrit” në Tiranë. Vëllai vrau vëllanë dhe kunatën. Krimi i dyfishtë ndodhi rreth orës 16:45 minuta në një agjenci udhëtimesh. 

Viktimat janë Dritan dhe Nora Muskurti, 44 vjeç dhe 33 vjeçe ndërsa autori Arsen(Hamza) Muskurti u arrestua dy orë pas krimit të rëndë. 

Çifti Muskurti ishin prindër të 3 fëmijëve.  

Kamerat e sigurisë filmuan Arsen Muskurtin teksa hyn në dyqan, qëndron brenda 20 sekonda e del. Duket sikur kreu një pagesë e largohet por jo, la brenda dy të vrarë, vëllanë dhe kunatën. 

Dy vëllezërit kanë qenë dikur ortakë në agjencinë turistike ku dhe ndodhi krimi, por më pas ishin ndarë dhe kjo ndarje e biznesit dyshohet se ka qenë dhe shkaku i konfliktit.

Një e afërme e familjes u informua nga mediat për lajmin e kobshëm

Autori është larguar menjëherë, dhe ka rënë në prangat e policisë dy ore pas krimit te dyfishtë. Për kapjen e tij u përfshinë forcat operacionale të cilat arritën ti vënë prangat Arsen Muskurtit në zonën e "5 majit" në Tiranë.

Ekipi hetimor po mbledh materialet per sqarimin e plotë të rrethanave dhe te ngjarjes.

Ky është krimi i dytë në familje në 24 orët e fundit, pasi dy viktima u regjistruan në Lezhë, ku dhëndrri vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin e tij.

LAJMI NE PERDITESIM

(Shenim: Per lajmin kane raportuar nga vendnngjarja gazetaret e Ora News, Isa Myzyraj dhe Edison Vatnikaj. Ne redaksine online punuan Besjana Kuçana, Suela Alliu, Andi Kurti, Anila Kolgjini, Pavlina Kotmilo e Izabela Zyberi) 

Ora  21:00  Para dhe pas vrasjes/ Dalin pamjet, Arsen Muskurti nxjerr pistoletën dhe futet në Agjenci...pastaj largohet i qetë në këmbë


Ora 19:33 Ekskluzive/ Brenda Agjencisë Turistike ku u vra çifti i bashkëshortëve, trupat e pajetë në dysheme


Ora 19:14 Fotoja nga kamerat e sigurisë në Agjenci, autori me pistoletë në dorë pas krimit


Ora 19:05 Arrestohet autori i krimit


Ora 18:05 Çifti Muskurti që u vranë lanë pas tre fëmijë 


Ora 18:01 Vrau të vëllain dhe kunatën, autori i dyshuar në Facebook: Turp të keni, ju kam lënë Zotin! 


Ora 17:51 Policia shperndan foton e autorit të krimit. Ai eshte Arsen Muskurti. Ai eshte ende ne kerkim

Krimi trondit Tiranen, vëllai vret të vëllanë dhe


Ora 17:42 Identifikohen viktimat dhe autoret 

Ora News identifikon viktimat Dritan Muskurti dhe Nora Muskurti. Autori është identifikuar si Arsen Muskurti. Njihet dhe me emrin Hamza Muskurti.


Ora 17:37 Mësohet emri i njërit prej viktimave. çifti u vra me armë zjarri pranë Agjencisë

 


Ora 17:37  Policia jep informacionin zyrtar 

Tiranë/Informacion paraparak: Më datë 30.08.2022, në rrugën "Islam Alla", dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe një shtetaseje tjetër, ende të paidentifikuar, (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimim e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Ora 17: 34 Vrasje për pronën, dy vëllezërit në konflikt të vazhdueshëm për një Agjenci Turistike

 


Ora 17:33 Drejtori i Policisë Kriminale Neritan Nallbati mbërriti në vendngjarje. Viktima është identifikuar si D.M


Ora 17:28 Deshmitare pane krimin

Kanë qenë dëshmitarë që kanë parë krimin e rëndë ndërsa trupi i çiftit ende ndodhet në vendin e ngjarjes. Gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj raporton se autori nga deshmitaret është identifikuar me emrin Arsen, por policia ende nuk ka dhene informoacion zyrtar. Vrasja ka ndodhur ne nje agjenci udhëtimesh. Viktimat ishin pronarë të agjencisë.


 Ora News sjell pamje nga vendi ku ndodhi krimi


Ora 16:57 Krimi trondit kryeqytetin, vëllai ka vrarë të vëllanë dhe kunatën afër "Myslym Shyrit"

Një krim në familje ka tronditur kryeqytetin pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në zonën e "Myslym Shyrit".

Raportimet e para flasin se vëllai ka vrarë me armë zjarrin të vëllanë dhe kunatin.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali.

Rrethanat mbetën të paqarta. Policia ndodhet në vendngjarje.