Fotoja nga kamerat e sigurisë në Agjenci, autori me pistoletë në dorë pas krimit

Fotoja nga kamerat e sigurisë në Agjenci, autori me pistoletë
Në foto: Arsen Muskurti dhe vendi ku ndodhi vrasja e dyfishtë

Kjo foto është marrë nga kamerat e sigurisë në Agjencinë  e Udhëtimit në rrugën "Islam Alla" në kryeqytet.

Arsen (Hamza) Muskurti shihet me pistoletë në dorë pasi ka vrarë vëllanë Dritanin apo Albanin siç njihej ndryshe dhe bashkëshorten e tij Norën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45. Autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pas krimit.

Fotoja nga kamerat e sigurisë në Agjenci, autori me pistoletë
Arsen Muskurti me armën e krimit në dorë

Dy vëllezërit kanë qenë ortakë në Agjencinë Turistike, por më pas ishin ndarë dhe kjo ndarje e biznesit dyshohet se ka qenë dhe shkaku i këtij konflikti.

Mes shumë konfliktesh, viktima kishte kërkuar mbrojtje në polici pas sherreve me të vëllain, por duket se kjo kërkesë është shpërfillur nga strukturat e zbatimit të ligjit.

Ndërkohë, viktimat, Dritan dhe Nora Muskurti lanë pas 3 fëmijë, ndërsa policia mundi të arrestojë autorin Arsen Muskurti pak orë pas krimit.

“Grupi hetimor  nën drejtimim e Prokurorisë po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

Kjo është ngjarja e dytë, pasi ditën e djeshme dy viktimave u regjistruan në Lezhë, ku dhëndri vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin e tij.

Babë e bir, Pjerin dhe Gent Përjaku, u vranë në fshatin Grykë Zezë të Lezhës nga ish dhëndri i familjes Besnik Pjetri, i cili është në arrati.