Gazetari Qyno: Pika e fundit e Martinajt në Shijak, policia ka informacion. Çështja të merret në dorën e SPAK
Gazetari Elton Qyno, tha se çështja e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, nëse është zhdukur apo e gjitha është inskenim, ngre shumë pikëpyetje.
Në një intervistë për Ora News, Qyno tha se asnjëra nga të dyja nuk përjashtohet, ndërsa shtoi se Martinaj shumë herë ka qenë nën shënjestër për t’u vrarë.
Elton Qyno: Martinaj akuzohet për sigurimin e mjeteve për të kryer vrasje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Është një akuzë e ngritur nga SPAK më 17 Maj 2022. Është një akuzë e mbështetur në dëshminë e Nuredin Dumanit.
Ngjarja për Martinaj dhe për zhdukjen e tij ka shumë pikëpyetje, nëse është inskenim apo pengmarrje. Flitet që Martinaj është marrë peng por nuk ka asnjë video. Nuk përjashtohet mundësia e insekinimit dhe vrasjes pasi Martianj ka qenë shenjestër disa herë për t’u vrarë. Është ndjekur hap pas hapi në shumë qytete të Shqipërisë.
Gazetari theksoi se nëse Martinaj është rrëmbyer dhe zhdukur, policia e ka këtë informacion.
Elton Qyno: Unë ngre pikëpyetje se nëse ky individë është rrëmbyer padiskutm se Policia e Shtetit ka pasur informacion se ku është rrëmbyer dhe nëse është vrarë policia ka informacion. Ka qenë një person i rrethuar nga policia. Ai i paguante për çdo lloj shërbimi. Policia dhe vetë Jeton Lami, ka informacion se ku është çuar Ervis Martinaj. Nëse e ka marrë nga Durrësi, më pas në zonën e 'Zogut të Zi' e më pas në Shijak, atëherë kujt ia ka çuar këtë individ? Më rezulton se pika e fundit e Martinajt ka qenë Shijaku. Pse nuk pyeten oficerët e policisë që e kanë e marrë dhe e kanë çuar në një shtëpi? Ata e dinë se e kujt ka qenë shtëpia.
Më tej Qyno tha se për çështjen e Martinajt ka shumë dyshime pasi hetimi nuk po bëhet nga SPAK po nga Prokuroria e Laçit.
Elton Qyno: Kam dyshime që hetimi i është lënë Prokurorisë së Laçit, dhe nuk e ka marrë në dorë çështjen në dorë SPAK, që është dhe Prokuroria që e ka shpallur në kërkim.
“Ora News” zbuloi vendin e fundit nga ku humbi çdo kontakt me familjarët dhe miqtë biznesmeni i lojrave të fatit, Ervis Martinaj.
Rreth orës 18:30 të pasdites së 8 gushtit 2022, Martinaj ka dalë nga ambjentet e një pallati që ndodhet pas një qëndre tregtare në zonën e “Zogut të Zi” dhe më pas ka hipur në makinën tip “Audi A8”.
Sipas burimeve të policisë kriminale që po heton rastin e zhdukjes së Martinaj, silueta e tij është kapur nga një kamera afër këtij lavazhi në Tiranë. Pamjet filmike të sekuestruara nga policia, tregojnë Martinajn që shfaqet duke ecur me shpejtësi, ndërsa mbante syze të errëta dielli.
