Tiranë/Vëllai vrau të vëllanë dhe kunatën, zbardhen emrat e viktimave dhe autorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2022, 17:41
Policia zbardh vrasjen e dyfishtë në kryeqytet.
Në njoftimin për mediat, blutë bëjnë me dije se në rrugën "Islam Alla", dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi Arsen Muskurti, i cili njihej edhe si Hamza Muskurti, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit Dritan Muskurti, 44 vjeç, i njohur gjithashtu me emrin Alban Muskurti dhe bashkëshortes së këtij të fundit Nora Muskurti 33 vjeçe, të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimim e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
