Veliaj nuk kursen për propagandë, 20 mln lekë për të mbajtur shënime online

Këshilla e parë e qeverisë në periudhën e krizës së rritjes së çmimeve ka qenë lënia mënjanë e shpenzimeve të luksit.

Por në bashkinë e Tiranës kur bëhet fjalë për propagandën kjo duket se nuk llogaritet.

Në buletinin publik është publikuar rezultati i prokurimit për të mirëmbajtur sistemin e karrierës në këtë institucion.

Janë 2 milionë lekë që Erion Veliaj do t’i heqë nga buxheti, jo për të stimuluar të rinjtë apo punonjësit në rrugën e tyre, por për të mbajtur shënime online.

Sipas dokumenteve zyrtare në këtë tender kanë marrë pjesë 2 operator ku “BNT ELECTRONICS” me një ofertë prej 1.6 milionë lekë ka fituar, ndërsa operatori “INSTANT.AL” është skualifikuar si pasojë e mosplotësimit të kushteve ndërsa ka kërkuar 40 mijë lekë më shumë se fituesi. 

Vetëm pak javë më parë i njëjti institucion shpalli fituesin për sistemimin e rrjetit të telefonisë për të cilin do të paguajë 12,7 milionë lekë. 

Por një tjetër shpenzim ishte edhe ai për të blerë studion lëvizëse me kamera të modelit të fundit dhe të gjithë pajisjet e tjera që i shërbejnë kryebashkiakut për të përgatitur lajmet e gatshme.