Vrau vëllanë dhe kunatën, Ora News siguron foton e autorit të krimit
Ky është Arsen Muskurti i njohur ndryshe edhe si Hamza Muskurti, i cili vrau me armë zjarri pasditen e sotme të vëllain Dritanin 44 vjeç dhe bashkëshorten e këtij të fudnit Norën 33 vjeçe.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e "Myslym Shyrit" pranë një Agjencie Turistike të cilën e administronin dy vëllezërit, biznes i cili dyshohet se është bërë dhe shkak i konfliktit mes tyre që përfundoi në përdorimin e armës.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Më datë 30.08.2022, në rrugën "Islam Alla", dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe shtetases N. M., 33 vjeçe (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimim e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


