Lirimi i Gëllçit, Demalia: Kush nuk i bën 6 muaj burg për 1 mln dollarë, s’ka drejtësi në Shqipëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2022, 12:49
Analisti Ilir Demalia ka komentuar lirimin nga burgu të ish-drejtorit të RTSH-së për shpërdorim detyre ditën e sotme.
Ai shkruan se kush nuk i bën 6 muaj burg për 1 milionë dollarë, duke shtuar se në vendin tonë nuk ka drejtësi.
Demalia: U lirua Thoma Gëllçi për 1 milion dollar përfitim në korrupsion si drejtor i RTV. Kush nuk bën 6 muaj burg për 1 milion dollar? Ju q…. Drejtësinë. As ka pas, as nuk ka, dhe as ka për të pasur drejtësi në Shqipëri. Shqipëria është siç ka shkruar Vigani Veriut: E kanë mësuar shqiptarët at kangë, Haja derrit pija qenit, Edhe bjeri karadyzenit.
