Vrasje e dyfishtë në Lezhë/ Babë e bir vriten nga ish dhëndri. I zuri pritë pranë shtëpisë

Konfliktet e lindura pas divorcit, dyshohet se janë shkaku i vrasjes së babë e bir Pjerin dhe Gent Përjakun, në Lezhë nga ish dhëndrri i familjes. Besnik Pjetri, është në arrati si autor i dyshuar i krimit të dyfishtë në fshatin Grykë e Zezë. 

Pjerin dhe Gent Përjakun, babë e bir u vranë në derë të shtëpisë nga ish dhëndri i familjes, Besnik Pjetri.

Krimi i dyfishtë u shënua rreth orës 23:00 të 29 gushtit 2022, në fshatin Grykë Zezë të Lezhës, ndërsa policia thotë se ngjarja pasoi një konflikt familjar me palëve

Besnik Pjetri, ishte divorcuar 6 vite më parë me vajzën e familjes Përjaku dhe prej asaj kohe, raportohet se përplasjet mes tyre kanë qenë të vazhdueshme.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Pjetri, mësohet se kishte pretendime për çështje borxhi, ndërsa ankohej se familja e ish bashkëshortes kohët e fundit nuk e kishte lejuar të takonte dy vajzat që kishin nga martesa.

Mbrëmjen e së hënës, 29 gusht, ai i kishte bërë pritë pranë shtëpisë, ish vjerrit dhe ish kunatit, të cilët kur i pa i sulmoi me breshëri plumbash.

Babë e bir humbën jetën në vend, ndërsa autori u arratis.

Vrasja e dyfishtë ka tronditur fshatin në Lezhë, ku banorët thonë se anëtarët e familjes Përjaku prej gati dy dekadash jetonin në Itali nga ku ishin kthyer vetëm të dielën.

"Kishte disa vite që jetonte në Itali, e mbrëmë më duket se kishte ardhur" tha një banor.

Besnik Pjetri, rezulton se se ka qenë i denoncuar nga ish-gruaja për dhunë në Itali, ku ai ka bërë edhe dy vite burg.

Pas krimit, ai ndodhet në arrati, ndërsa policia e Lezhës thotë se po punon për ta lokalizuar dhe vënë në pranga për vrasjen e dyfishtë të baba e bir.

LAJMI NE PERDITESIM

 

Ora 07:54 Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i dyfishtë i ndodhur një natë më parë në Gryk Zezë të Lezhës.

Vrasje e dyfishtë në Lezhë/ Babë e bir vriten nga ish
Besnik Pjetri

Autori i ngjarjes Besnik Pjetri nga fshati Troshan ishte babai i dy vajzave dhe prej 6 vitesh ishte divorcuar me bashkëshorten.

Gjatë kësaj kohe ai kishte pasur konflikte të vazhdueshme me të dhe familjen e saj.

Ai ishte denoncuar dhe nga ish-gruaja në Itali dhe kishte bërë 2 vite burg.

Vrasje e dyfishtë ndodhi rreth orës 23:00 të 29 gushtit në fshatin Grykë Zezë në Lezhë.

Ish dhëndri i shtëpisë Besnik Pjetri dyshohet se ka vrarë me armë zjarri babë e bir, konkretisht ish vjehrrin Pjetër Përjaku dhe ish kunatin Genti Përjakun "tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar" informoi policia pak para mesnatës.


Ora 00:20 - Mister rrehanat e krimit të rëndë

Vrasje e dyfishtë në Lezhë/ Babë e bir vriten nga ish
Genti Përjaku

Nuk dihen rrethanat e krimit të rëndë dhe dinamika se si ka ndodhur, por nga ana e policisë së Lezhës dyshohet se shkak është berë divorci mes autorit të krimit dhe vajzës së viktimës Pjetër Përjakut, informon gazetari i Ora News Elton Qyno.


Ora 00:03 (30 shtator)  Ora News sjell pamjet e para nga banesa  në Lezhë ku ndodhi krimi i rëndë.

Familjarët janë ende të shokuar nga ngjarja e rëndë ndërkohë që policia dhe ambulanca kanë shkuar atje. Besnik Pjetri ka vrarë me armë zjarri ish vjehrrin Pjetër Përjaku dhe ish kunatin Genti Përjakun. Pas krimit autori është larguar, informon gazetari i Ora News, Elton Qyno. (Video poshte) 


Ora 23: 52 Vrasje e dyfishtë në Lezhë, ish dhëndri vret me armë babë e bir

Vrasje e dyfishtë në Lezhë.

Besnik Pjetri ka vrarë me armë zjarri ish vjehrrin Pjetër Përjaku dhe ish kunatin Genti Përjakun. Pas krimit autori është larguar, informon gazetari i Ora News, Elton Qyno.

Vrasja ka ndodhur rreth orës 23:00, në fshatin Grykë Zezë në Lezhë. 

"Rreth orës 23:00, në fshatin Grykë Zezë në Lezhë, ka ndodhur një krim në familje, ku dyshohet që shtetasi B.P., ka vrarë me armë zjarri shtetasit P.P. dhe G.P. ( babë e bir), tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar. Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit" informoi policia.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit B.P.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Shenim: Lajmi u perditesua)