Shuhet zjarri në magazinat e sfungjerit në "Misto Mame", dy punonjës në spital, jashtë rrezikut për jetën

Shuhet zjarri në magazinat e sfungjerit në "Misto Mame", dy

Është shuar zjarri në magazinat e sfungjerit në "Misto Mame".

Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse u bë e mundur shuarja e flakëve.

Nga tymi i shkaktuar nga zjarri kanë mbetur të asfiksuar 2 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Flakët kanë rënë ditën e sotme (30 korrik 2022) rreth orës 13:45. 

Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Me marrjen e njoftimin në sallën perative drejtoria e shërbimit zjarrëfikës menjëherë ka nisur mjetet zjarrëfikëse nga 3 stacione. Zjarri është shfaqur jashtë ambienteve të subiektit që shërben për prodhim të sfungjerit. Subjekti ka pasur mjetet për shuarjen e zjarrit por pasi kanë ardhur mjetet zjarrfikës kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.  Kemi dërguar 2 persona të asfiksuar nga zjarri në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.  Grupi hetimor po punon për shkaqet e rënies së zjarrit”, tha punonjësi i zjarrfikëses.

“Nuk është mirë, përjasht po e shikojmë. Nuk na lejojnë të futemi të flasim. Nuk është mirë mezi flet”, u shpreh e afërmja e njërit prej punonjësve të asfiksuar.