Flet ish e dashura e Faruk Özer: Ishte djalë shumë i mirë, nuk e prisja kurrë!
Faruk Fatih Özer, themeluesi i Thodex, është prangosur në Shqipëri pasi akuzohet se ka përfituar përmes mashtrimit miliona dollarësh me kriptomonedha.
Përmes skemave janë plot 391 mijë persona që kanë rënë pre e skemave të tij, në atë që cilësohet si mashtrimi më i madh në historinë e Turqisë.
Ndërkohë në skenë është shfaqur edhe Eslem Sena Nur, ish e dashura e Faruk Fatih Özer. Nur tha për të arratisurin Özer se: “Ai ishte një djalë shumë i mirë, nuk e prisja kurrë.”
Ajo tha se Özer jetonte me familjen e tij në Beykoz dhe se nuk ka folur asgjë për paratë e kriptomonedhave.
“U ndamë për shkak të xhelozisë. Ai tha se kishte një kompani softuerësh jashtë vendit. Më kujtohet se ishte në Singapor. Ai u mor në këtë punë pasi u ndamë. Ai ishte fëmijë i një familjeje të pasur. Në karantinë vitin e kaluar ai më thirri të takoheshim përsëri, por unë nuk e pranova." tha ajo.
Ndërsa janë ngritur disa kallëzime penale kundër Faruk Fatih Özer, ai përdorte emra të tjerë si Burcu Esmersoy, Eda Ece, Ebru Şallı, Gökçe Bahadır, Mine Tugay dhe Özge Ulusoy.
Ministria e Drejtësisë turke ndërkohë nisi procedimin që themeluesi i Thodex, Özer, të ekstradohet nga Shqipëria.

