Tiranë/ Fabrika e sfungjerit në flakë, asfiksohen dy punëtorë, shkak shkëndija elektrike (Pamje)

Fabrika në pamjet në video u përfshi nga zjarri këtë të martë, 30 gusht. Nga tymi dhe flakët mbeten të dëmtuar 2 punonjës, të cilët janë dërguar te Reparti i Djegie Plastikës në QSUT. Prokurori po heton mbi zjarrin.

Në këtë fabrikë që merret më përpunimin e sfungjerevë, zjarri fillimisht nisi jashtë saj e më pas u përhap me shpejtësi. Flakët kanë rënë rreth orës 13:45 të së martës, 30 gusht.

"Salla operative na ka njoftuar nga punonjësit e saj se zjarri është shfaqur jashtë ambjenteve të subjektit që shërben për prodhimin e sfungjerit."

Të parët që lajmëruan mbi zjarrin ishin punëtorët.

Shefi i parandalimit të zjarrit, Arjan Ahmetaj, ishte në vendngjarje nga ku ka dhënë detaje për operacionin e ndërhyrjes.

"Kemi çuar dy persona të asfiksuar nga zjarri, por të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Gjendja e tyre është pa probleme. Grupi hetimor po punon për shkaqet e rënies së zjarrit."

Të shqetësuar ishin edhe familjarët e punëtorëve, të cilët më të dëgjuar lajmet nga mediat mbërritën në objekt për tu interesuar për të afërmit që punojnë aty.

"Përjashtë po i shikojmë, nuk na lënë brenda. Nuk është mirë, mezi flet. Është puynëtor i vjetër, ka vite që punon."

Shkak dyshohet të ketë qenë një defekt elektrik në pajisjet që fabrika disponon.

Po ashtu prokuroria po heton edhe mbi mjetet që magazina disponon për shuarjen e zjarrit, nëse kanë qenë të kualiduara.

Tiranë/ Fabrika e sfungjerit në flakë, asfiksohen dy
Në foto: Flakët ne magazina e sfungjerit
Tiranë/ Fabrika e sfungjerit në flakë, asfiksohen dy
Në foto: Flakët ne magazina e sfungjerit