U arrestua në Himarë, gazetari: Ozer ishte nën shoqërinë e një vajze dhe dy të tjerëve, s’bëri përpjekje të ikte

Faruk Fatih Özer, themeluesi i Thodex, është prangosur në Shqipëri pasi akuzohet se ka përfituar përmes mashtrimit miliona dollarësh me kriptomonedha.

Përmes skemave janë plot 391 mijë persona që kanë rënë pre e skemave të tij, në atë që cilësohet si mashtrimi më i madh në historinë e Turqisë. 

Në lidhje me këtë gazetari Elton Qyno, në një intervistë për Ora Neës, është shprehur se fillimisht ky person është lokalizuar në Elbasan, për t’u arrestuar më pas në Himarë.

Qyno bëri me dije se Özer, nuk ka bërë asnjë përpjekje për t’u larguar nga policia, ndërsa shtoi se ai nuk ka probleme me drejtësinë shqiptare por me atë turke.

Elton Qyno: Kemi të bëjmë me një arrestim të vonuar pasi ky personazh kishte që 1 vit e gjysmë në Shqipëri. Policia kishte bërë kontrolle por nuk e gjeti dot. Lënia për një kohë të gjatë në jumë të shtetasit turk ka shërbyer që ai të dalë dhe të bëjë të mundur uljen e vigjilencës, gjë e cila  ka çuar në arrstimin e tij. Ai fillimisht u lokalizua në Elbasan dhe më pas në Himarë. Ai nuk ka bërë asnjë përpjekje për  t’u larguar. Ai shoqërohej nga 1 vajzë dhe dy shtetas të tjerë. Shtetasit turk nuk kanë probleme me drejtësinë shqiptare.

Qyno tha se arrestimi i tij u raportua si sukses, ndërsa tha se asnjë institucion nuk flet kur ndodhin krime të tjera në vendin tonë.

“Ai ishte i shpallur në kërkim nga qeveria turke. Çuçi e raportoi  këtë arrestime si një sukses.  Kur ndodh e keqja asnjëri nuk flet.”- tha ai.

Drejtori i Përgjithshëm i Thodex në arrati, Fatih Özer është kapur në qytetin e Vlorës si rezultat i operacionit të kryer nga policia shqiptare.

Intervistoi Erisa Koçiasi, përgatiti Anila Kolgjini.