Vrasje për pronën, dy vëllezërit në konflikt të vazhdueshëm për një Agjenci Turistike
Një konflikt i vazhdueshëm për pronën duket se është bërë shkak për ngjarjen e rëndë në zonën e "Myslim Shyrit" ku një shtetas vrau me armë zjarri të vëllanë dhe kunatën.
Gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj, raporton se dy vëllezërit administronin sëbashku një biznes, Agjenci Turistike në zonën e "Myslim Shyrit".
KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE
Pikërisht për këtë biznes duket se ata ishin në një konflikt prej kohësh.
Vrasja ka ndodhur pranë kësaj Agjencie. Viktimat janë një çift të rinjsh me origjinë nga Dibra.
Arsen Muskurti i njohur ndryshe edhe si Hamza Kastrati, vrau me armë zjarri pasditen e 30 gushtit 2022 të vëllanë Dritanin 44 vjeç dhe bashkëshorten e këtij të fundit Norën 33 vjeçe.
Ata banonin në një zonë tjetër të Tiranës por biznesin e kishin ne lagjen "Islam Alla" prane "Myslym Shyrit"
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për krimin e dyfishtë.
Viktimat lanë jetim 3 fëmijë.

