Vrasja e dyfishtë në Tiranë, arrestohet autori i krimit

Vrasja e dyfishtë në Tiranë, arrestohet autori i krimit
Në foto autori i krimit Arsen (Hamza) Muskurti

Është arrestuar Arsen(Hamza) Muskurti, i cili vrau vëllanë e tij dhe kunatën Dritan dhe Nora Muskurti, pasditen e sotme (30 gusht)

Ai është kapur në qendrën tregtare concord, në rrugën ‘5 Maji’ ku ai kishte dyqanin e tij meprodukte kozmetike bimore.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e kësaj të marte, 30 gusht, në rrugën "Islam Alla", pranë Agjencisë Turistike të cilën vëllezërit e kishin në bashkëadministrim.

Arsen Muskurti, vrau me armë zjarri të vëllain Dritanin 44 vjeç dhe bashkëshorten e këtij të fundit Norën 33 vjeçe. Çifti i bashkëshortëve lanë pas tre fëmijë, dy vajza e një çun.

"Në rrugën "Islam Alla",  dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi Arsen Muskurti, i cili njihej edhe si Hamza Muskurti, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit Dritan Muskurti, 44 vjeç, i njohur gjithashtu me emrin Alban Muskurti dhe bashkëshortes së këtij të fundit Nora Muskurti 33 vjeçe, të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë."- njoftoi policia.

Dyshet se konflikti mes tyre ka lindur për arsye pronësie, ndërsa një gjë e tillë vihet re edhe në rrjetet sociale.

Arsen (Hamza) Muskurti ka bërë një postimi në 13 gusht lidhur me dy viktimat ku shkruan se viktimat dërgojnë njerëz në Umra (peligrinazh në Meka) dhe se merren me mashtrime e shpifje.

Ai flet me një gjuhë urrejtje për ta në postim, duke u thënë që ata duhet të kenë turp për veprimet e tyre.