Ekskluzive/ Brenda Agjencisë Turistike ku u vra çifti i bashkëshortëve, trupat e pajetë në dysheme
Ora News foton nga Agjencia Turistike në Tiranë ku ndodhi krimi i rëndë pasditen e kësaj të marte.
Në foto shihen trupat e pajetë të çiftit Dritan (Alban) Muskuti 44 vjeç dhe bashkëshortja e tij Nora 33 vjeçe.
Ata u qëlluan me armë zjarri nga vëllai i Dritanin, Arsen (Hamza) Muskurti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45. Autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pas krimit.
Dy vëllezërit kanë qenë ortakë në Agjencinë Turistike, por më pas ishin ndarë dhe kjo ndarje e biznesit dyshohet se ka qenë dhe shkaku i këtij konflikti.
Mes shumë konfliktesh, viktima kishte kërkuar mbrojtje në polici pas sherreve me të vëllain, por duket se kjo kërkesë është shpërfillur nga strukturat e zbatimit të ligjit.
Ndërkohë, viktimat, Dritan dhe Nora Muskurti lanë pas 3 fëmijë, ndërsa policia mundi të arrestojë autorin Arsen Muskurti pak orë pas krimit.

“Grupi hetimor nën drejtimim e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.
Kjo është ngjarja e dytë, pasi ditën e djeshme dy viktimave u regjistruan në Lezhë, ku dhëndri vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin e tij.
Babë e bir, Pjerin dhe Gent Përjaku, u vranë në fshatin Grykë Zezë të Lezhës nga ish dhëndri i familjes Besnik Pjetri, i cili është në arrati.

