Vrasja e dyfishtë në zonën e "Myslim Shyrit", Ora News sjell pamje nga vendi ku ndodhi krimi

Ora News sjell pamjet nga zona e "Myslym Shyrit" në kryeqytet ku u raportua për vrasje të dyfishtë. Vëllai ka vrarë vëllanë dhe kunatën në rrethana të paqarta.

Një autoambulancë dhe forca të shumta të policisë shihen në vendngjarje. Po kështu dhjetëra qytetarë të mbledhur, kuriozë për të kuptuar çka ndodhur.

Në njoftimin për mediat, blutë bëjnë me dije se në rrugën "Islam Alla",  dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi Arsen Muskurti, i cili njihej edhe si Hamza Kastrati, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit Dritan Muskurti, 44 vjeç, dhe bashkëshortes së këtij të fundit Nora Muskurti 33 vjeçe, të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Çifti Muskurti që u vranë lanë pas tre fëmijë

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Vrasja e dyfishtë në zonën e "Myslim Shyrit", Ora NewsVrasja e dyfishtë në zonën e "Myslim Shyrit", Ora News