Partia e Lirisë: Qeveria e Ramës me rekorde të zeza në Evropë, hajdutë që grabisin miliarda nga qytetarët
Në një dalje për mediat, sekretari i përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u shpreh se Qeverisja e inkriminuar e Edi Ramës e ka kthyer Shqipërinë në vendin e parë në Evropë për korrupsionin, varfërinë azilkërkuesit dhe dhunimin e medieve.
Ai tha se një tjetër rekord i zi, tepër tronditës dhe i paimagjinueshëm është që Shqipëria radhitet e para në rajon për numrin e të burgosurve në raport me popullatën.
Blushi shtoi se shkaku kryesor dhe i pakundërshtueshëm i kësaj situate është vetëm varfëria, humbja e shpresës për shkak se vendi qeveriset nga një Qeveri hajdute që grabit miliarda
Blushi: Në dhjetë vite në pushtet Qeverisja e korruptuar dhe e inkriminuar e Edi Ramës e ka kthyer Shqipërinë në vendin e parë në rajon dhe në Europë për:
1. Nivelin më të lartë të varfërisë.
2. Nivelin më lartë të korrupsionit.
3. Për numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE
4. Nivelit më të lartë të kriminalitetit dhe trafiqeve
5. Për dhunimin e lirisë së medias.
Por një tjetër rekord i zi, tepër tronditës dhe i paimagjinueshëm është që Shqipëria radhitet e para në rajon për numrin e të burgosurve në raport me popullatën. Lajmi bëhet i ditur nga organizata prestigjioze “World Prison Population” edicioni i 13, e cila e radhit Shqipërinë me 179 pikë, ndërkohë që të gjithë vendet e rajonit janë poshtë kësaj shifre tronditëse dhe konkretisht:
Mali i Zi me 139 pikë
Maqedoni e Veriut me 103 pikë
Kosova me 93 pikë
Bosnja dhe Hercegovina me 83 pikë.
Ky tregues kaq kritik është prova më e qartë se në Shqipëri në vend që të hapen vende pune, shtohen personat në burgjet. Në vend që Shqipëria të kthehet në vendin e shpresës, është kthyer në një burg të madh. Shkaku kryesor dhe i pakundërshtueshëm i kësaj situate është vetëm varfëria, humbja e shpresës për shkak se vendi qeveriset nga një Qeveri hajdute që grabit miliarda me inceneratorët, koncensione, tendera e që praktikisht vjedh në çdo gjë. Ky fakt provon se në Shqipëri, me Qeverinë e Edi Ramës rritet vetëm varfëria dhe burgosja.
