Atentat në Milot, vritet Klisman Reçi, plagoset Ylli Brahimi. Një makinë e djegur në Krujë

Mbrëmjen e së premtes të 22 korrikut 2022, Miloti është tronditur nga një atentat mafioz, ku mbeti i vrarë shtetasi Klisman Preçi, 28 vjeç dhe u plagos rëndë Ylli Brahimi, 46 vjeç.

Atentati dyshohet se ka lidhje me një sërë ngjarjesh të tjera kriminale të ndodhura kohët e fundit. 

Ka qenë ora 21:00 kur në sheshpushimin  e një pallati persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip fuoristradë “Land Chrysler” e blinduar brenda  të cilit ndodheshin shtetasit Klisman Preçi, dhe Ylli Brahimi.

Viktima e këtij atentati Klisman Preçi, në muajin maj 2022 i ka shpëtuar një tjetër atentati, së bashku me kushëririn e tij Blerim preçi, por ky i mbrëmjes së të premtes ishte fatal për të. Ndërsa për Ylli Brahimin ky është atentati i dytë që i shpëton pas atij të janarit 2021

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Tre karikatorë drejt makinës

Sipas burimeve automjeti i autorëve ka qëndruar përreth 10 minuta ne rrugën përballë rrugicës së pallatit ky jetonin dy personat të cilët ishin fqinj me njëri tjetrin.

Sapo makina Land Cruizer,  është afruar për të hyrë në rrugën e pallatit kanë dalë dy atentatorët dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të makinës. Duke qenë se mjeti ishte i blinduar njëri prej atentatorëve është afruar tek xhami dhe ka qëlluar në distancë të afërt dhe më pas ata janë larguar me automjetin tip audi.

Dyshohet se tre karikatorë janë zbrazur në vendngjarje, ndërsa mësohet se brenda automjetit "Land Cruiser", janë gjetur armë zjarri, të cilët viktimat e këtij atentati, i mbanin për tu mbrojtur pikërisht nga një atentat i tillë.

Para ngjarjes Ylli Ibrahimi dhe Klisman Preci kishin qenë në një lokal në qendër të Milotit disa metra larg banesave të tyre dhe siç duket atentatorët i kanë ndjekur lëvizjet e tyre.

 Atentati në Milot, Alibeaj: Tregues i dështimit të qeverisë Rama i lidhur me ta


 Kjo është makina e blinduar ku u qëlluan Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi 

Atentat në Milot, vritet Klisman Reçi, plagoset Ylli Brahimi.

Pak pas ngjarjes, në fshatin Borizanë, është gjetur një automjet tip Audi, duke u djegur, e cila besohet se ka lidhje me autorët e ngjarjes. Nga këqyrja paraprake, policia njoftoi se brenda tij,  janë gjetur dy armë zjarri kallashnikovë.


Policia rrethon Traumën ku po merr mjekim i mbijetuari i atentatit në Milot, ka dhe familjarë


 Dinamika e atentatit në Milot/ Autorët u zunë pritë në rrugicën pranë banesave, u zbrazën tre karikatorë 


 PAMJE nga vendi ku ndodhi atentati në Milot


 Atentati në Milot, gjendet i djegur 'Audi' në Gramzë, brenda tij gjenden dhe armë


Në njoftimin e saj, policia bëri me dije se autorët kanë qëlluar me armë ndaj automjetit tip fuoristradë “Land Chrysler” ku ndodheshin dy personat.

Në ndjekje të autorëve u angazhuan forcat policore të Komisariateve të Policisë Kurbin dhe Lezhë, me mbështetje edhe nga grupet e FNSH Shkodër, duke ngritur pika të shumta kontrolli. në Rrugën e Kombit, në drejtim të Matit, të Lezhës, të Tiranës dhe të Krujës.

Ngjarja në fjalë mendohet të ketë lidhje me atë të ndodhur 6 ditë më parë, në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë Diklen Vata, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj.