Dinamika e atentatit në Milot/ Autorët u zunë pritë në rrugicën pranë banesave, u zbrazën tre karikatorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2022, 22:34
Zbardhet dinamika e atentatit me armë zjarri në Milot ku mbeti i vdekur Klisman Preçi dhe u plagos rëndë Ylli Ibrahimi.
Sipas burimeve policore, ata kanë qenë duke lëvizur me një makinë Fuoristradë të blinduar.
Sapo kanë hyrë në rrugicën pranë banesave të tyre, në afërsi të qendrës së Milotit, u është zënë pritë nga persona të armatosur.
Dyshohet se tre karikatorë janë zbrazur në vendngjarje.
Një automjet "Audi" u gjet në flakë në Borizanë të Krujës. Mjeti dyshohet se u përket autorëve të ngjarjes.

