FRPD hap garën për zgjedhjen e kryetarit të ri, afat për kandidatët deri në 28 korrik 2022

Duket se FRPD ka hapur garën për zgjedhjen e lidershipit të ri në këtë organ të Partisë Demokratike.

Lajmi është bërë me dije nga Belind Këlliçi i cili shkruan se afati për të dorëzuar kandidaturën është data 28 korrik 2022.

Këlliçi: FRPD ka hap garën për zgjedhjet e lidershipit të ri. Sekretari i Përgjithshëm i FRPD, Grigels Muçollari ka firmosur vendimin për çeljen zyrtare të garës për kreun e ri të FRPD. Afati për të dorëzuar kandidaturën është data 28 korrik 2022. Ju mund të shkarkoni formularin e aplikimit nëpërmjet këtij linku https://bit.ly/KandidatFRPD. Dokumentacioni i nevojshëm kërkon edhe një CV, letër motivimi, fotokopje të diplomës së arsimit të lartë, si dhe kualifikime të tjera.

Pas plotësimit, jeni të lutur të dorëzoni formularin fizikisht te selia qëndrore e PDSH, pranë Bulevardit "Zhan D'Ark". FRPD mirëpret të gjitha kandidaturat! Për çdo informacion dhe përditësim na ndiqni në rrjetet tona sociale (@frpdsh) në Facebook, Instagram dhe Twitter. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për FRPD!