Mbytet në plazhin e Durrësit 40-vjeçarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2022, 17:32
Një grua në moshën 54-vjeçare është mbytur në plazhin e Durrësit ditën e sotme.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në plazhin “Apollonia” në afërsi të urës të Dajlanit.
"Rreth orës 16:45, në lagjen nr. 13 Durrës, në afërsi të urës të Dajlanit, dyshohet se aksidentalisht është mbytur shtetasja H. S., 54 vjeçe, banuese në Tiranë." - njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
