Berisha ‘Non Grata’ në Britani, Xhafa: Akuzat s’janë të montuara, dyshime se po përdor grupe kriminale për t’u kthyer në pushtet

Pikërisht pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në Parlament, e ngjashme me kalimin e paqësorit dikur, Sali Berisha është njoftuar nga autoritetet Britanike për ndalimin e hyrjes së tij në këtë shtet.

Në lidhje me këtë deputeti i PS, Etjen Xhafa, në një intervistë për Ora Neës është shprehur se nuk beson që akuzat që janë hedhur për Berishën të jenë montuar nga një shtet si Britania.

Etjen Xhafa: Dyshimi se bashkëpunon me grupe kriminale dhe se është gati t’I përdor ato për t’I kthyer në pushtet nuk është një akuzë e cila mund të jetë e montuar apo lajthitje e shteteve të G7. Kemi  të bëjmë me rrethana goxha të errëta sa i përket akuzave që i drejtohen aty, dhe në vend që të pranohet faji dhe të diskutohet në nivel personal, por personalizimi i PD nga Berisha vazhdon dhe kauza e tij e shpallur është opozita por në fakt ajo që shohin të gjithë shqiptarët është fati i tij personal.

Ai tha se: Këto nuk janë shtete që marrin vendime të lehta për personazhe që nuk janë në autokraci apo për kombe që nuk janë palë të treta që janë rrezik  për demokracinë globale.

I pyetur se a ka pas lidhje Edi Rama në lidhje me këtë çështje, Xhafa tha se fuqitë e mëdha nuk pyesin kryeministra apo drejtues të shteteve të vogla se çfarë duhet të bëjnë me politikën e brendshme të tyre.

Etjen Xhafa: Fuqitë e mëdha nuk pyesin kryeministra apo drejtues të shteteve të vogla se çfarë duhet të bëjnë me politikën e brendshme të tyre, ata reagojnë  kur kanë sinjale imedite, të gjërave që janë duke u zhvilluar në ato vende dhe veçanërisht atëherë kur kemi të bëjmë me minim të proceseve të shtet ndërtimit dhe demokracisë.

Po ashtu Xhafa hodhi akuza duke thënë se nga ana e Berishës ka përpjekje për të fshirë fakte nga ghitoria, por sipas tij shtetet e tjera i mbajnë mend.

Etjen Xhafa: Dukshëm ka pasur qarqe  që ta luftonin këtë dhe është bërë lobim masiv për këtë, që nga përfshirja e Gërdecit. PD ka pasur kanale të ngritura dhe mirë stabiluzra për të fshirë disa  gjëra nga historia, por mesa duket nuk ia kanë arritur t’I fshijnë dot nga memoria e aleatëve tanë strategjikë.