Anulohet lundrimi i tragetit nga Bari në Durrës, i këputet njëra nga kavot
Njëri prej trageteve Adria Ferries anulon lundrimin e planifikuar ditën e sotme nga Bari-Durrës (13:00) dhe Durrësi-Bari (ora 23:00) për shkak të avarisë që ka pësuar në Portin e Barit.
Mësohet se gjatë shkarkimit mëngjesin e sotëm në Portin e Barit tragetit i është shkëputur njëra nga kavot e derës kryesore.
“Njëri prej trageteve Adria Ferries anulon lundrimin. Trageti "AF FRANCESCA" ka anuluar lundrimet e planifikuara për ditën e sotme nga Bari-Durrës (13:00) dhe Durrësi-Bari (ora 23:00) për shkak të avarisë që ka pësuar në Portin e Barit. Njoftojmë pasagjerët se do kenë të drejtën e rimbursimit të plotë të biletës ose do mund ta zëvendësojnë atë me një nga tragetet e tjera Adria Ferries që është në linjë ditën e sotme.” – njofton Autoriteti Portual Durrës.
