Lefter Koka shtrohet në spitalin e burgut, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka është transferuar në spitalin e burgut, pasi është përkeqësuar nga ana shëndetësore.

Akoma nuk dihet arsyet dhe problemet shëndetësore që ka pasur ministri çka ka shkaktuar paraqitjen e tij në spital.

Mësohet se Koka është shtruar në spital dhe ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë që i është dhënë nga gjykata.

Ish-ministri ndodhet në burg lidhur me aferën e incineratorëve, për të cilën akuzohet se ka përfituar para.