Komisarin e tradhton zemra, ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme efektivi i Rrugores
Një efektiv i policisë së Tiranës është ndarë sot nga jeta në mënyrë të parakohshme si pasojë e një arresti kardiak.
Komisar Edi Veli, ishte shef i Seksionit të Organit Administrativ Shtetëror, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Ai ishte oficer karriere i Policisë së Qarkullimit Rrugor, i cili ka dhënë ndër vite kontributin dhe përkushtimin e tij të paçmuar, në kryerjen me profesionalizëm të detyrës.
Arsenal finalizon Zinchenko-n, 40 milionë € në arkën e Man. City
22 Korrik, 19:37
Policia e Shtetit përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook ka vlerësuar profesionalizimin e tij ndërsa u ka shprehur ngushëllime familjarëve.
"Sot u nda para kohe nga jeta, në krye të detyrës, për shkak të një arresti kardiak, kolegu ynë i vyer Komisar Edi Veli, shef i Seksionit të Organit Administrativ Shtetëror, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Edi ishte oficer karriere i Policisë së Qarkullimit Rrugor, i cili ka dhënë ndër vite kontributin dhe përkushtimin e tij të paçmuar, në kryerjen me profesionalizëm të detyrës. Sot, familja humbi njeriun e zemrës, shoqëria mikun hokatar dhe çdo punonjës i Policisë, kolegun dhe profesionistin e respektuar. Policia e Shtetit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të tij. U prehsh në paqe Edi!"

