PAMJE nga vendi ku ndodhi atentati në Milot, një person u vra dhe një u plagos
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2022, 22:23
Pamjet në video vijnë nga Miloti, ku Klisman Preçi dhe Ylli Ibrahimi mbetën të plagosur rëndë në një atentat me armë zjarri.
Ata janë transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës por Preçi, 28 vjeç ka ndërruar jetë rrugës.
Si Preçi dhe Ibrahimi u kishin mbijetuar më parë dy atentateve të ndryshme, Ibrahimi në Milot në janar të 2021 dhe Preçi në Lezhë në maj të këtij viti.
