Rezoluta kundër Dick Martyt, Andoni: Rama do të tërheqë vëmendjen nga çështjet reale, Berisha do të fitojë nga karta patriotike
Pas debateve të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës në seancën maratonë të së enjtes (21 korrik), Kuvendi miratoi në orët e vona të mbrëmjes Rezolutën “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”.
Në lidhje me këtë ka folur analisti Ben Andoni, ku tha se çdo rezolutë që ka lidhje me Kosovën është pozitive, por sipas tij kjo po vjen shumë vonë.
Ben Andoni: Çdo rezolutë që ka lidhje me Kosovën patjetër që është pozitive, por që në kohën që po bëhet unë mendoj se është larg, është gati 12 pas publikimit të raportit të Këshillit të Europës. Nga ana poceduriale, ka një mundësi ë të gushtojë raportet ose të shkurtojë pak afatet përsa i përket gjykimit të njerëzve të UÇK-së dhe kjo bëhet në Asambleja e Këshillit të Europës ta marrë parasysh rezolutën e Shqipërisë. Shanse teknikisht ka, por mënyra se si është sjellë në këtë kohë, mendoj se duhet të ketë indikacione nga ekzekutivi shqiptar, që duhej të sillej kjo rezolutë. Mesa shikohet edhe dhomat e specializuara, Gjykata Speciale që po merret me liderët e Kosovës, po e shtyn në afate gati të papërcaktuara gjykimin e katër liderëve krysore, megjithëse ata kanë dhe njerëz të tjerë të UÇK-së. Këto duheshin bërë kohë më përpara që t’i paraprinin raportit të Dick Marty-t.
Sipas tij: Shqipëria në njëfarë mënyre nuk duhet të luaj me rezoluta të tilla, sepse qoftë PS apo PD kanë problematikat e tyre me luftën e Kosovës.
E gjithë politika shqiptare, ka gjynahe shumë të mëdha për Kosovën dhe mënyra se si po luhet këto muajt e fundit, me këtë pjesën patriotike ndaj Kosovës, po bëhet shumë e lodhshme për publikun shqiptar.
Më tej ai tha se me këtë rezolutë Kryeministri Edi Rama po kërkon të shkëpusë vëmendjen nga çështjet reale që e shqetësojnë vendin, ndërkohë sipas tij Sali Berisha do të fitojë me kartën patriotike.
Ben Andoni: Rama po kërkon që të shkëpusë vëmendjen nga çështjet reale që e shqetësojnë vendin, ndërkohë që pjesa e opozitës që është në parlament dhe që pjesën kryesore tashmë e ka Berisha do të fitojë shumë me kartën patriotike, kartën nacionaliste.
Po ashtu ai shtoi se Shqipëria ka mbështetje shumë të vogël nga Kosova, përsa i përket kësaj çështje.
Ben Andoni: Ndërkohë që çështjet kryesore në vendin tonë janë çështjet ekonomike dhe sociale. Ndërkohë Shqipëria në lidhje me këtë çështje ka një mbështetje shumë të vogël nga ana e Kosovës,. Kjo rezolutë duhet të bëhej me një zë shumë më të unifikuar dhe shumë kohë më përpara. Nuk besoj që ata që janë pas hekurave do të lëshohen nga një rezolutë. Koha që po merr përgatitja e gjyqit daj tyre tregon se nuk do të jetë kaq e lehtë dhe mbarimi.
Andoni theksoi se: Rezoluta nuk ka fuqi ekzekutive, ka fuqi statusi që t’i tregon një lloj gjendje të parlamentit dhe mënyrën se si ti përball një çështje të caktuar duke i bërë një lloj presioni apo një lloj kërkese autoriteteve, por kjo do të largojë vëmendjen nga problemet që shqetësojnë vendin tonë.
