Menaxhimi i Butrintit, reagon Yuri Kim: Jo për përfitim, ADDF ka dhënë 100 mln dollarë për Shqipërinë
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për herë të parë lidhur me marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit,
Administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit nga ky fondacion ka kaluar tashmë në në Kuvend, ndërsa Yuri Kim shkruan se AADF nuk ka asnjë përfitim me menaxhimin e Butrintit.
Sipas saj, amerikanët kanë investuar në vendin tonë mbi 100 milionë dollarë, në 70+ projekte në Shqipëri, duke krijuar 6000+ vende pune.
Yuri Kim: FAKT: Nuk ka qenë kurrë për fitim apo shfrytëzim. AADF u krijua në 2009 me USAID. Në mbështetje për zhvillimin e sektorit privat të qëndrueshëm dhe demokracisë në Shqipëri. Që atëherë, AADF ka dorëzuar 100 milionë dollarë+ në 70+ projekte në Shqipëri, duke krijuar 6000+ vende pune dhe duke tërhequr 300 milionë dollarë+ nga investitorë të tjerë.
Ka qenë opozita dhe shoqëria civile ata që kanë ngritur shqetësime lidhur me dhënien te një fondacion të Parkut Kombëtar të Butrintit.

