Shkrumbohet totalisht G-Classi në Rrugën e Kombit, shpëtojnë mrekullisht dy të rinjtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2022, 20:51
Një automjet është shkrumbuar nga zjarri në Rrugën e Kombit, pranë fshatit Gziq të Mirditës.
Siç shihet në pamje makina luksoze ku udhëtonin dy te rinj është e shkrumbuar totalisht dhe ka mbetur prej saj vetëm struktura metalike.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse, por ka qenë tepër vonë për të shpëtuar makinën pasi është shkrumbuar plotësisht.
Ndërkohë, drejtuesi dhe pasagjeri fatmirësisht kanë arritur të shpëtojnë pa marrë lëndime.

