Atentat në Milot/ Ylli Brahimi që mbeti i plagosur, i shpëtoi atentatit një vit më parë

Një nga të plagosurit me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Milot është Ylli Brahimi.

Ky i fundit mësohet se ka mbërritur të spitali i Traumës dhe po i nënshtrohet një ndërhyrje 

Ylli Brahimi, shok i Ervis Martinaj, në janar të vitit 2021 i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në Milot, duke mbetur i plagosur

Brahimi aso kohe tregoi se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk kishte dijeni se kush mund të ketë organizuar sulmin me armë kundër tij.

Brahimi nuk është emër i panjohur për drejtësinë , pasi ai ishte person me precedentë të mëparshëm penal.

Ai njihet si personazhi i njohur të botës së biznesit së lojërave të fatit dhe i përfshirë në disa konflikte me grupe të tjera rivale.

Po ashtu Brahimi ka qenë i dyshuar dhe është marrë në pyetje për ngjarjen e vrasjes së Xhelal Reçit në Laç.