Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, 6 të pandehur në gjykim
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, ngjarje të ndodhura ne viin 2005.
Të akuzuar për këto ngjarje janë, Lulzim Berisha, Indrit Rusi, Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi dhe Indrit Taullau.
Çështja tashmë ka kaluar për gjykim ku shtetasit e lartpërmendur do përballen me akuzat e Vrasjes me paramendim" kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda", "Grup i strukturuar kriminal", si dhe të "Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese", kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Të pandehurit dhe avokatët e tyre pretenduan gjatë seancës këtë të premte,(22 korrik 2022) se dëshmia e Luftar Reçit është e pavërtet dhe se prokuroria nuk ka mundur të vertetojë me prova të tjerë thëniet e tij të cilat janë marrë për bazë nga prokurori.
Reçi, një i dënuar me 25 vite burgim nga gjykata e Burrelit, për vrasjen e Maksim alias Aleks Lalës, ka treguar në tre rrëfime atë të datës 21 tetor, 31 tetor dhe 26 nëntor 2020, të gjithë veprimtarinë kriminale që ka pasur me Lulzim Berishën dhe anëtarët e tjerë të bandës së tij si dhe të vrasjes së biznesmenit Vajdin Lamaj.
Por dëshmia e tij ështe kundërshtuar si e pavërtetë nga avokatët dhe të pandehurit e arrestuar, të cilët kërkuan pushimin e cështjes kerkesë që u rrezua.
Dy nga të pandehurit Lulzim Berisha dhe Plarent Dervishi janë në arrati pasi i kanë shpëtuar arrestimit.