Ambasada e SHBA-ve paralajmëroi për sulm, shtyhet Samiti Botëror i Iranit të Lirë në Durrës

Opozita iraniane e strehuar në kampin e Manzës ka shtyrë pa afat Samitin e lajmëruar për t’u zhvilluar në datat 23 dhe 24 korrik në Durrës.

Vendimi i marrë një ditë para Samitit Botëror të Iranit të Lirë, pasoi paralajmërimin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënin qytetarëve të tyre, që të mos merrnin pjesë në këtë aktivitete, si edhe të qëndronin larg zonës ku do të zhvillohej ky aktivitet për arsye sigurie.

Sipas njoftimit të publikuar nga Ambasada amerikane në vendin tonë thuhej se Qeveria e SHBA-së është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm që synon Samitin Botëror të Iranit të Lirë.

Në njoftimin zyrtar për anulimin e samitit që do të zhvillohej këtë fundjavë, në Ashraf 3, aktiviteti është shtyrë pas rekomandimeve të qeverisë shqiptare, për arsye sigurie dhe për kërcënime dhe komplote terroriste.

“Samiti Botëror i Iranit të Lirë, i planifikuar për t'u mbajtur në datat 23 dhe 24 korrik në Ashraf 3, Shqipëri, shtyhet deri në njoftimin e mëtejshëm me rekomandime të qeverisë shqiptare, për arsye sigurie dhe për kërcënime e komplote terroriste.” - thuhet në njoftim. 

Ndërkohë burime për Ora News bëjnë me dije se deputetë socialistë janë njoftuar që të mos merrnin pjesë në këtë aktivitet.

Ne këtë Samit ishte paarshikuar të merrnin pjesë figura të njohura nga Shtetet e Bashkuara, përfshirë senatorë, kongresmenë, ish-komnadanti i NATO-s si dhe ish-kryeministra të ndryshëm në vendet e Bashkimit Evropian, të cilët e kanë mbështetur opoziten iraniane në mbrojtjen saj ndaj regjimit të Teheranit.

Sulmi kibernetik ndaj serverave të qeverisë shqiptare pasoi me aludime se pas tyre fshihet shteti i Iranit.

Disa mesazahe mbërriten nëpër celularët e qytetarëve shqiptare në emër të organizatave iraniane, por aludimet nuk janë vërtetuar ende pasi çështja është nën hetim nga prokuroria e Tiranës.

Vetë Kryeministri pranoi se sulmi kibernetik ishte nga shtete të huaja por nuk dha emrat e tyre.