Atentati në Milot, Alibeaj: Tregues i dështimit të qeverisë përballë krimit, Rama i lidhur me ta

Ka reaguar edhe deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Milot, ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër është rëndë në spital.

Alibeaj shkruan se ngjarja e sotme në Milot është tregues i qartë i dështimit të kësaj qeverie përballë krimit dhe bandave.

Ai shton se këto ngjarje kriminale janë dëshmi e qartë për shqiptarët se kjo qeveri dhe ky kryeministër janë të dorëzuar dhe peng i bandave që terrorizojnë shqiptarët.

Alibeaj: Ngjarja e sotme në Milot është tregues i qartë i dështimit të kësaj qeverie përballë krimit dhe bandave. PD ka denoncuar që herët, me fakte dhe dokumente përfshirjen e segmenteve të caktuara të policisë së shtetit dhe qeverisë me botën e errët të krimit. Ngjarjet kriminale të ditëve të fundit jo vetëm konfirmojnë shqetësimin dhe denoncimet tona, por janë dëshmi e qartë për shqiptarët se kjo qeveri dhe ky kryeministër janë të dorëzuar dhe peng i bandave që terrorizojnë shqiptarët.

Regjimi i Ramës dhe bota e krimit janë të lidhura me fije te forta pushteti dhe interesi financiar. Pa u larguar ai që ka lidhur pushtetin e tij me bandat, bota e krimit do të rrezikojë çdo ditë e më shumë rendin dhe sigurinë në Shqipëri.