Nënshkruhet marrëveshja për krijimin e shoqërive të reja të Ujësjellësave, Rama: Uji, nafta e shekullit XXI

Bashkitë e qarqeve Gjirokastër, Lezhë, Fier, Elbasan dhe Lushnje nënshkruan sot në Pogradec marrëveshjeve për krijimin e shoqërive të reja të Ujësjellësave në kuadër të fazës së re të Reformës së Ujit.

Kryeministri tha se vendi është bekuar nga natyra me burime të pafundme uji por abuzimi dhe keqmenaxhimi që i kanë bërë kësaj pasurie nuk do mund t'ja bënte as një koalicion armiqsh.

Rama: Shpresoj që kryetarët e bashkive ti qëndrojnë fjalës së dhënë në takimin sëbashku. Kjo që po bëjmë do të kujtohet si një nga momentet më të rëndësishme të PS në qeverisjen e këtij vendi në funksion të mbrojtjes së interesit kombëtar. Bëhet fjalë për një pasuri që ne e kemi bujarisht të dhënë nga Zoti apo natyra që është uji dhe çdo vit që kalon kuptohet sa të drejtë kanë pasur ata që para se ne të përballeshim me këtë kohë të re ndryshimesh klimaterike thoshin se uji do të jetë nafta e shekullit XXI.  Ajo që ne shqiptarët i kemi bërë kësaj pasurie është e barbartë me pamundësinë që një kualicion armiqsh mund t'ja bënin.

Rama tha se mbledhja në 15 shoqëri që secila do tu shërbejë bashkive që agregoven është shtrëngim i arsyeshëm.

Rama: Detyrimi që numri i shoqërive të lidhet me një numër minimal konsumatorësh është gjëja më e arsyeshme. Janë krijuar tre shoqëri në qershor, Durrësi, Korça dhe Pogradeci. Korça është më e mira, e para që ka marrë fond të konsiderueshëm për menaxhimin. Për më tepër korçarët e kanë respektuar ujin përgjithësisht sepse ndoshta dhe ngaqë e kanë parë tu ngrijë nëpër tuba ja dinë më shumë vlerën. Kurse në Lezhë uji nuk ngrin asnjëherë, rrjedh. Sot vijnë Lezha që dihet se nuk ka si Lezha por agregoget me të tjerë, Gjirokastrën, Fierin dhe Lushnjen. Presim dhe bashkitë e tjera dhe shpresojmë ta mbyllim këtë proces deri në fund të këtij muaji. Furnizimi me ujë është rritur por janë rritur humbjet financiare.