Atentati në Milot, gjendet i djegur 'Audi' në Gramzë, brenda tij gjenden dhe armë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2022, 22:13
Një automjet tip Audi është gjendur i djegur pak minuta më parë i djegur në zonë e Gramzës, në Fushë Krujë.
Dyshohet se makina ka lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Milot, ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur rëndë.
Policia ka identifikuar viktimën Klisman Prençi dhe Ylli Ibrahimi i cili është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërkohë brenda makinës janë gjetur dhe armë.
