Tre autovetura përplasen me trailerin në Rrugën e Kombit, në gjendje kritike një nga dy të plagosurit

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme  në Rrugën e Kombit.

Ngjarja ka ndodhur pranë urës në fshatin Skuraj, ku katër automjete, 3 autovetura dhe 1 trailer, janë përplasur mes tyre. Autoveturat kanë goditur nga pas trailerin.

Për pasojë raportohet se kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve në gjendje kritike për jetën i cili është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Dyshimet e para janë se aksidenti ka ndodhur për shkak të ngushtimit të rrugës ku po kryhen punime në ndarësen e urave përgjatë këtij segmenti nga firma mirëmbajtëse e rrugës.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet. Nga aksidenti është krijuar kaos në lëvizje në Rrugën e Kombit, segmetin Milot-Rrëshen.

Tre autovetura përplasen me trailerin në Rrugën e Kombit, në

Tre autovetura përplasen me trailerin në Rrugën e Kombit, në

Tre autovetura përplasen me trailerin në Rrugën e Kombit, në