Çfarë presidenti i duhet Shqipërisë? Analisti Çipa tregon kriteret që duhet të ketë kreu i shtetit
Procesi i zgjedhjes së Presidentit të ri, duke qenë se më 24 korik Ilir Metës, i përfundon mandati, ka qenë një nga temat më të diskutuara që prej javësh në politikë.
Analisti Aleksandër Çipa në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Besmira Pelushaj, tha se shumica socialiste e kryesuar nga Rama, ka një pozitë komode përsa i përket gjendjes që ndodhet opozita, e cila sipas tij ndodhet në krizë.
Çipa u shpreh se nuk mendon që brenda opozitës do të ketë një konsensus për emrin e presidentit.
Jemi para një procesi që shumica socialiste është e interesuar që të ketë një imazh të ndryshëm nga ai që tradicionalisht është ndarë në fushatat e zgjedhjes së presidentit të republikës.
Aleksandër Çipa: Shumica socialiste që kryeson Rama ka një pozitë komode përsa i përket gjendjes që ndodhet opozita e vendit, PD. Kriza e brendshme e kësaj ka krijua një pozicion të ri të pazakontë të vet opozitës në procesin e zgjedhjes së presidentit. Kemi të bëjmë precedent të një opozite që nuk bashkohet në një qëndrim për presidentin. Unë nuk mendoj se do kemi një konsensus brenda opozitës, për emrin e një presidenti. Ka një krizë mos përfaqësimi nga opozita.
Do të bëhet përpjekje maksimale që të mos ketë një miratim të presidentit me 84 vota. Nuk e përjashtoj faktin që shumica ta ketë të qartë kandidatin se cili do të jetë presidenti i ri i Republikës.
Ndryshime kushtetuese që u bën në 2008, nuk bën gjë tjetër veçse Shqipërisë i dhanë atributet funksionale të një republike kryeministrore.
I pyetur se çfarë presidenti i duhet Shqipërisë, Çipa u përgjigj:
Kriteret që duhet të përmbushë presidenti i Republikës në Shqipëri janë zhbërë dhe janë ndryshuar falë interesave të shumicave në rrotacionin e 30 viteve. Shqipërisë do i duhej një president që të kishte atribute që të kontrollonte shumicën me anë të rolit juridik t ë tij. I duhet një president që të ketë mundësi të krijojë atributet e një kryetari shteti, në kuptimin e balancës së pushteteve. Marrëdhënia e ndryshme e parlamentit që nuk mund të ketë në epiqendër një konflikt të përhershëm dhe të ricikluar është një kriter për funksionin që duhet të kryhet nga presidenti. Nuk mendoj se autoriteti i presidentit mund të ketë një antagonizëm të përhershëm dhe përgjatë gjithë mandatit me shumicën parlamentare. Një konflikt i tillë nuk jep produktivitet.
