Votoi kundër rezolutës mbi Srebrenicën, Robelli: Ky parlament diskualifikoi veten, e turpshme dhe tragjike
Analisti i njohur Enver Robelli e quajti të turpshme dhe tragjike votën kundër që maxhoranca dha sot lidhur me rezolutën mbi Srebrenicën.
Rezoluta u votua me 51 voga kundër, e 15 pro.
"Me ngjarjen e sotme makabre lidhur me Rezolutën mbi Srebrenicën, ky parlament i Shqipërisë e ka diskualifikuar veten të përfaqësojë qytetaret dhe qytetarët e Shqipërisë. Për fat të keq edhe kjo ngjarje e turpshme do të kalojë nën zhurmën e akuzave të ndërsjella mes të ashtuquajturve socialistë dhe të ashtuquajturve demokratë", thotw Robelli.
Sipas tij Tragjike është se Shqipëria nuk ka shoqëri civile që do të protestonte kundër këtij poshtërimi që parlamenti ia shkaktoi vendit sot.
"Tragjike është se Shqipëria nuk ka shoqëri civile që do të protestonte kundër këtij poshtërimi që parlamenti ia shkaktoi vendit sot. Nuk ka masë kritike. Nuk ka Shqipëria as klasë intelektuale me autoritet që ngre zërin kundër kësaj loje të ndyrë partiake për interesa të politikës së brendshme. Akademia e Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë do të hesht. Do të heshtin shkrimtarët. Mediat do të jenë të ndara: njëra anë do ta mbrojë pushtetin dhe sulmojë opozitën, tjetra do të sulmojë pushtetin dhe mbrojë opozitën. Një tragjikomedi si prodhim i mentalitetit mesjetar të politikës shqiptare. Mund të shpreh zemërimin ndonjë intelektual, por zëri i tij nuk do të dëgjohet. Shqipëria shumë shpejt, me gjasë nga nesër, i kthehet “normalitetit”. Një normalitet toksik", shkruan Robelli në një reagim në Facebook.
