"Rrëzuan Srebrenicën", Balla: Nuk do të votojmë asnjë propozim që vjen nga Berisha, është i shpallur ‘Non Grata’
Kuvendi i Shqipërisë nuk ka pranuar të votojë rezolutën për dënimin e masakrës së Srebrenicës nga ushtria serbe.
Në lidhje me këtë keu i Grupit Parlamentar të PS, në një deklaratë për mediat tha se kjo rezolutë u rrëzua pasi kërkesa u bë nga Sali Berisha.
Balla i prerë tha se nuk do të miratojnë në Kuvend asnjë propozim që vjen nga Berisha pasi ky i fundit është i shpallur "Non Grata"
Balla: Qëndrimi i sotëm i joni, ka të bëjë me faktin dhe vendimin e marrë prej nesh që njëtri prej deputetëve në kërkesën e depozituar në disa prej tyre quhet Sali Berisha, i cili me vendimet që ne kemi marrë është i papranueshëm për asnjë lloj propozimi që mund të vijë me firmën e tij në Kuvend dhe siç jeni në dijeni ne kemi marrë vendim që të rrëzojmë që propozim që mban firmën e tij.
Sa herë në Kuvend të propozohen propozime me firmë e këtij deputetit do të rrëzohen. Sa i përket Srebrenicës ky do të jetë qëndrimi ynë. Kuvendi jonë rrëzoi një kërkesë nga një deputet i shpallur “Non Grata” nga SHBA, që nuk ka të bëjë me përmbajtjen propozimit por ka të bëjë me emrin e propozuesit.
