Vizitë në prefekturën e Fierit/ Zyrtarja Ukrainës lë përkohësisht rrobat e ushtrisë: Ne do ta fitojmë luftën!

Kishte hequr kostumin prej një luftëtareje dhe kishte veshur atë zyrtar. Kryetarja e Këshillit Rajonal të Kharkivit në Ukrainë, Tatjana Jehorova Luçenko, u takua me zyrtarët lokalë në prefekturën e Fierit.

"Kam ardhur sot me kostum por unë në Kharkiv jam e veshur si ushtare e thjeshtë. Kharkivi sot është sot një nga zonat që po sulmohet më së shumti nga Rusia."

Pas nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi ekonomik, kulturor e humanitar me prefektin e Fierit, ajo foli për luftën që po ndodh në vendin e saj dhe Kharkivin si një nga rajonet më të goditura nga rusët.

"Duke pasur parasysh se Kharkov shumicën e popullsisë e ka rusishtfolëse ne nuk duam që Rusia të marrë asnjë centimetër toke dhe ne nuk do ta lejojmë këtë gjë. Ditën e sotme jo vetëm që po mbrohemi, por edhe po sulmohemi dhe po largojmë pushtuesit rusë."

Pavarësisht luftimeve të ashpra dhe sulmeve barbare ruse në Ukrainë, zyrtarja ukrainase është e sigurt për diçka.

"Unë jam shumë e sigurt se ne do ta fitojmë luftën dhe pasi ta bëjmë këtë qytetet tona do të rimëkëmben edhe më të fortë."