Vasili: Negociatat nuk janë hapur për shkak të Ramës, ja arsyet
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, gjatë një interviste për Ora news tha se negociatat nuk janë hapur për shkak të Kryeministrit Edi Rama.
Ai rënditi disa arsye që sipas tij kanë kanë bërë që Shqipëria të humbasë 6 vite që nga 2016-ta për hapjen e negociatave.
Petrit Vasili: Ne nuk i kemi hapur negociatat për shkak të Ramës, pasi rekomandimi pozitiv është marrë që në vitin 2016 falë reformës në drejtësi të miratuar me 140 vota për shkak të aksionit politik të Ilir Metës Kryetar i Kuvendit në atë kohë. Dhe u mor i pari rekomandim në nëntor të 2016 dhe jemi në vitin 2022 ku janë humbur gjashtë vite vetëm e vetëm për shkak të pushtimit qeveritar, transformimit në narkoshtet, praktikisht kthimit të Shqipërisë në lavatrice të pastrimit të parave në rënien e shtetit ligjor, në kapien e shtetit nga oligarkia pra një shtet i zhbërë i cili funksionon vetëm sipas klientelave mafioze trafikanto-politike të lidhura me qeverinë. Dhe për këtë arsye nuk janë hapur negociatat.
