“Të vret natën, të qan ditën”/ Kryebashkiakut Veliaj i bëhet “zemra mal” për banorët e "5 Majit"

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nuk ka kufi kur behet fjalë për përdorimin polititk të qytetarëve në territorin që administron. Pasi u shembi shtëpitë banorëve të "5 Majit" thotë se "ju bë zemra mal" për fundin e protestave, të cilat i quan histerike.

Policia ndërhyri në katër të mëngjesit në "Astir" për të larguar banorët të cilëve do tu shembeshin shtëpitë. Edhe pse protestuan për disa muaj për të drejtën mbi pronën Erion Veliaj ua mohoi dhe i largoi me dhunë.

Edhe në lagjen "5 Maji" u përsërit e njëjta situatë, dhe nuk munguan as ndërhyrjet me numër të madh policie të paisur me skafandra dhe armatime

Nënë Liza akuzoi kreun e Inspektoratit të Territorit Tiranë, Mariglen Qato, se i kishte thënë se nuk do të lejohej të merrte asgjë.

"Ju kam thënë se kam bërë ankesë. Të paktën më lini të marr robat e trupit dhe lekët që kam brenda, ilaqet, rrobat e vdekjes që i kam bërë ka vite. Vetë Mariglen Qato më ka thënë se ti nuk do të marrësh asgjë. As shpi as çfarë ke aty. Ti ke për të marrë vetëm lesht".

Në të dy rastet ishte kryebashkiaku Veliaj që u mohoi marrëveshje sipas rregullave.

Çuditërisht këtë të enjte në mbledhjen e Këshillit Bashkiak shprehet i lumtur se edhe "5 Maji" u zgjidh, dhe madje flet dhe për vite jete që iu hoqën banorëve.

Erion Veliaj: Mu bë "zemra mal" që më në fund pas gjithë këtyre viteve jetë të shikoja nënë Lizën me drejtorin e IMT. Do të thotë se ne shqiptarët e paskemi në dorë vetë të prodhojmë dhe histeri e të theremi e të politizohemi për budallëqe. Njeriu në rastin më të mirë jeton 100 vjet, 3 vjet janë 3 përqind e jetës. Kush ti kthen pas? Mban njeri përgjegjësi meqë po flasim për politikan të përgjegjshëm?

Por pyetja mbetet përse Erion Veliaj nuk u tregua mirëdashës dhe tu ofronte zgjidhje banorëve para se tu shembte shtëpitë në sy të fëmijëve apo përpara se ti bënte banorët të shihnin se si u shkërmoqej investimi prej vitesh?