Diskutim mbi emra? Mediu zbulon detajet nga takimi i nesërm për presidentin
Ditën e nesërme do të nisin negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri. Ka qenë mazhoranca e cila ka ftuar publikisht për të negociuar me 3 grupet parlamentare para se të zhvillohet raundi i parë me 16 maj.
Ndërkohë kryetari i grupit Parlamentar 'Aleanca për ndryshim', ka dhënë detaje në lidhje me takimin e ditës së nesërme.
Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Arnold Kariqi ai tha se propozimi i tyre është që opozita të dalë vetëm me një kandidaturë të vetme, e cila të jetë mbi palët politike dhe me kriteret që përcakton kushtetuta.
Fatmir Mediu: Ne kemi mbajtur një qëndrim për pjesëmarrjen si një detyrim për pjesëmarrje si një detyrim kushtetues. Nesër në takim do të kemi një propozim që opozita të përcjellë një kandidaturë të vetme si opozitë nga të gjitha palët , pra mos të kemi kandidatura të ndryshme. Mendoj se kemi evulime. Por ka një absurd brenda vetes. Palët janë të gatshme të negociojnë me këdo por most ë ulen me njëri-tjetrin. Duhet të ketë një përfaqësi të unifikuar të opozitës në negociata. Besoj që brenda kësaj ideje, të shkojmë në një proces që të përcaktojmë qartësisht një autoritet që të jetë një autoritet mbi palët politike, të bashkohemi si opozitë dhe të dalim me një emër konkret.
Mediu tha se nesër nuk kanë kanë si propozim asnjë emër konkret.
Fatmir Mediu: Nesër nuk do të shkojmë me asnjë emër konkret sepse asnjë emër nuk duhet të dalë në një mënyrë të njëanshme dhe ky emër duhet të jetë i konsultuar me të gjithë deputetët e opozitës.
