Zgjedhjet për kreun e ri të PD-së, Sali Berisha nis fushatën, të dielën takim në Lezhë

Ish-kryeministri Sali Berisha do të nisë të premten fushatën për zgjedhjet e kreut të PD-së, garë në të cilën ka përballë Ibsen Elezin.

Të dielën do të jetë në Lezhë. Takimi do të mbahet në orën 17:00 në Qendrën Kulturore të Fëmijëve.

Njoftimi është bërë nga kryetari i degës së PD-së.

"Të nderuar anëtar të PD Lezhë! Ju njoftojmë se ditën e dielë, me dt.15.05.2022 ora 17:00 në Qendren Kulturore të Fëmijëve Lezhë (Ish-Pallati i Pionierit), lideri historik i PD Shqiptare, Prof.Dr. Sali Berisha do të prezantojë para antarësisë së PD Lezhë Platformen e tij si kandidat për Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë.Jeni të mirëpritur në këtë aktivitet” shkruan ne rrjetin social facebook kryetari i PD ne Lezhe Arben Ndoi.