Ju flet Moska - Boll, mjaft, se na çatë... me këtë Srebrenicën!!!
Rezoluta për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë e paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë nga një grup deputetësh demokratë të Rithemelimit ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.
Myftaraj: Sot në Kuvendin e Shqipërisë ishte dita e Srebrenicës, u fol për Strebrenicën. Nga disa me dashje dhe nga disa pa dashje. U paraqit një rezolutë nga një grup deputetësh të PD ku kërkohej që Kuvendi i Shqipërisë të dënonte gjenocidin serb në Srebrenicë të Bosnje Hercegovinës gjatë luftës 1992-1995. Rezolutën e paraqiti deputeti Tritan Shehu por dukej qartësisht se ishte ideuar nga Sali Berisha. Rezoluta ishte dy qëllime. Së pari ti detyronte të gjithë deputetët e PD, si ata të Rithemelimit dhe atë të tjerët të hidhnin nënshkrimet e tyre në një dokument me Sali Berishën, këtë qëllim se arriti. Qëllimi i dytë ishte të tregonte se Edi Rama në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur, miqësisë me Vuçiçin mbështet edhe krimet serbe. Nisma dështoi në dy qëllimet. Ajo që të bënte përshtypje në diskutimet e sotme ishte se si ata që e mbështesnin rezolutën, si ata që e kundërshtuan, të gjithë nuk guxonin të thoshin se Bosnje Hercegovina nuk e njeh Republikën e Kosovës. Myslimanët e Bosnjes ndaj të cilëve u bë gjenocid në Srebrenicë nuk e dënojnë jo gjenocidin që nuk e njohin si fjalë për shqiptarët e Kosovës, por as krimet. Kuvendi i Kosovës ka bërë dy rezoluta për të dënuar krimet dhe gjenocidin serb në Srebrenicë, e para është bërë në 6 korrik 2005 me rastin e 10 vjetorit të masakrës së Srebrenicës. Në 2021 Kuvendi i Kosovës bën një tjetër rezolutë më të fortë akoma, në 7 korrik 2021.
Shikoni videon e emisionit për analizën e plotë: