Projektligji për të dhënat personale, Noka reagon ashpër: Hipokrizi e rëndë, Rama po tallet me shqiptarët

Në Kuvend po diskutohet Projekligj “Për ratifikimin e protokollit ndryshues të Konventës për Mbrojtjen e Individëve në lidhje me Përpunimin Automatik të të Dhënave Personale”

Deputeti Flamur Noka, në fjalën e tij nga Foltorja e Kuvendit tha se ky ligj është anti-patronazhitë ndërsa shtoi se ky është një prej ligjeve kundër krimit të Edi Ramës dhe qeverisë.

Noka tha se ky akt është një hipokrizi e rëndë që sipas tij qeveria e Edi Ramës po tallet me shqiptarët.

Flamur Noka: Ky ligj është anti-patrinazhistët.  Partizanja e miratimt të këtij ligji është qeveria e patronazhistëve. Ky ligj është kundër njërit prej krimeve të Edi Ramës dhe qeverisë. Është nj ligj kundër vjedhjes për qëllime politike të të dhënave personale të zgjedhësve shqiptarë.

A mund të ketë një njeri sot në Shqipëri që ka alar 25 prillin që të besojë se Edi Rama dhe ushtria e tij, nuk do ta shkelin këtë konventë që po miratohen sot, sapo të afrojnë zgjedhjet. Ky akt është hipokrizi e rëndë që qeveria e Ramës tallet me shqiptarët. Kjo qeveri duhet të ndajë një gjë sot, ose janë pro konventës që miratojnë ose i rrinë krenarisë tyre për sistemin patronazhistë dhe atë sistem  që shkatërron të dhënat e qytetarëve. Sot është koha që të kujtojmë mburrjen që Rama bënte para shqiptarëve, patronazhistëve. 

Shqiptarët kanë parë më sytë e tyre krijoi 1 milionë dosje për 1 milionë shqiptarë që do votonin. Kjo mazhorancë e ka grisur këtë konventë pa e sjellë fare për monitori. Rama në këtë nuk është i vetëm. Rama për këtë mega skandal pati edhe aleatë.